Trump urdhëron shkarkimin e menjëhershëm të prokurorëve të emëruar nga Biden

Photo credit: REUTERS/Carlos Barria

Presidenti i SHBA, Donald Trump, akuzon Departamentin e Drejtësisë se është i politizuar si kurrë më parë në historinë e vendit.

Trump shënjestroi prokurorët federalë që punonin në administratën e Joe Biden.

“Gjatë katër viteve të fundit, Departamenti i Drejtësisë është politizuar si kurrë më parë. Prandaj, kam udhëzuar shkarkimin e të gjithë prokurorëve të mbetur të “Epokës Biden” në SHBA”.

“Ne duhet të “pastrojmë shtëpinë” dhe të rivendosim besimin. Epoka e Artë e Amerikës duhet të ketë një sistem drejtësie të drejtë dhe të ndershëm që fillon sot”, shkruan Trump në Truth. /GazetaSinjali/

Read Previous

Sali Berisha: Ftoj FBI-në të hetojë fondet e SHBA-së në Shqipëri

Read Next

Mbeturina të shumta mbi lumin në fshatin Trakaniq