Trump konfirmon mbështetjen për Ukrainën

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën.

“Sepse në të kundërtën, Putini do të mendojë se fitoi”, tha Trump.

Këtë e bëri të ditur presidenti gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë, përcjell Telegrafi.

Ai tha se ishte dakord me liderin rus për të filluar bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Gjithashtu, Trump njoftoi se do të vazhdojë përpjekjet për aq kohë sa është e nevojshme për të parandaluar ndonjë gjë tjetër të ndodhë.

Por, shtoi se Putin aktualisht “dëshiron paqe”.

Ndryshe, republikani e bëri të qartë sepavarësisht bisedimeve me Kremlinin, ai do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën. /Telegrafi/

Read Previous

Hamasi e konfirmon se do t’i lirojë pengjet izraelite të shtunën

Read Next

Çfarë mund të presim nga Konferenca e Sigurisë në Munih?