Trump kërcënon me heqje akreditimi për Universitetin Columbia

Administrata e presidentit Donald Trump ka rritur presionin ndaj universiteteve elitare amerikane, duke kërcënuar Universitetin e Kolumbias me heqje të akreditimit zyrtar, gjë që do të nënkuptonte humbjen e të gjitha fondeve federale, shkruan Gazeta Sinjali.

Trump, një përkrahës i zjarrtë i Izraelit, e ka akuzuar udhëheqësinë e Columbia-s për “indiferencë të qëllimshme” ndaj ngacmimeve kundër studentëve hebrenj pas protestave kundër luftës në Gaza. Sekretarja e Arsimit, Linda McMahon, deklaroi se universiteti ka dështuar të sigurojë mbrojtjen e nevojshme për studentët hebrenj, duke e cilësuar sjelljen e tij si “të paligjshme”.

Në mars, administrata Trump pezulloi 400 milionë dollarë fonde për Columbia-n, përfshirë 250 milionë për shkollat e saj mjekësore. Universiteti ka nisur zbatimin e reformave për të rikuperuar fondet.

Në një përshkallëzim tjetër, presidenti Trump njoftoi ndalimin e vizave për studentët e huaj që synojnë të studiojnë në Universitetin e Harvardit, duke e akuzuar atë për promovimin e ideve “tepër progresive të krahut të majtë” dhe antisemitizëm. Sipas Trump, masat synojnë të mbrojnë “vlerat amerikane dhe sigurinë kombëtare”.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Mbi 31,000 të evakuuar nga zjarret në Kanada

Read Next

Kamberi takoi ambasadorin e BE-së në Beograd