Trump fiton ‘betejën’ ndaj CBS

Kompania Paramount, pronare e CBS News, pranoi të paguajë 16 milionë dollarë për të zgjidhur padinë e ngritur nga Presidenti amerikan Donald Trump, lidhur me një intervistë të transmetuar tetorin e vitit 2024.

Këto fonde do të dedikohen tek biblioteka presidenciale e Trump dhe nuk do të shkojnë “drejtpërdrejt ose tërthorazi” te vetë Trumpi, siç bëri të ditur kompania. “Zgjidhja nuk përfshin një deklaratë faljeje ose keqardhjeje”, thuhej në deklaratën e firmës.

Trump kishte nisur padinë me një kërkesë prej 10 miliardë dollarësh, e më pas e shtriu në 20 miliardë, pasi pretendonte se CBS kishte “modifikuar në mënyrë mashtruese” një intervistë të programit 60 Minutes, për të “tipizuar peshoren në favor të partisë Demokratike”.

Kompania po ashtu ra dakord që 60 Minutes të publikojë transkripte të intervistave të kandidatëve të ardhshëm për president menjëherë pas transmetimit, me përjashtim të rasteve që kërkojnë redaktim për arsye ligjore ose sigurie kombëtare, tha Reuters. /GazetaSinjali/

Read Previous

24 ditë për të formuar Kuvendin, çfarë ndodh nëse nuk konstituohet?

Read Next

47 mijë norvegjezë u njoftuan gabimisht për shumat e fituara në lotari