Në këtë pjesë të qytetit janë ndërmarrë disa herë aksione nga Policia e Kosovës për largimin e veturave, pasi kanë qenë të parkuara në trotuare, vende të cilat janë të rezervuara për këmbësorë, por përkundër të gjithave në këtë vend vazhdimisht ka makina të parkuara.
Vazot e betonit poashtu janë vendosur që të pengojnë veturat të parkohen, por të njejtat zhvendosen pavarsisht peshës së tyre, për t’i lejuar makinave hapësirë për parkim. Qytetarët vazhdimisht detyrohen të ecin në rrugë pasi trotuaret janë të zëna duke u shrytëzuar si parkingje.
Ata gjithashtu thonë që kjo problematikë nuk është vetëm në këtë pjesë po në gjithë qytetin.
Kujtojmë se disa është bërë e ditur nga zyrtarë komunal se pjesa e carshisë së vjetër do të bëhet me parkingje nëntoksore.