Tri raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar për tri raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit.

Tri rastet e dhunës janë raportuar të kenë ndodhur në Prishtinë.

Prishtinë, 15.07.2022 – 01:30. Pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes veti dy të dyshuar një mashkull dhe një femër  kosovarë (bashkëshort). Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet të procedurë të rregullt.

Prishtinë, 15.07.2022 – 02:20. Viktima femër kosovare, ka raportuar se djali i saj i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Prishtinë, 15.07.2022 – 16:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër  kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

/Telegrafi/

Read Previous

Publikohet tavani i çmimeve të derivateve për 24 orët e ardhshme

Read Next

Kriza e ushqimeve, Biden premton 1 miliard dollarë për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut