Trepça zgjidh problemet, ua paguan pagat punëtorëve

“Trepça” ka njoftuar se më 27 dhjetor, i ka ekzekutuar pagat për të gjithë punonjësit e ndërmarrjes, duke i përmbushur kështu detyrimet ndaj punëtorëve në kohë.

Po ashtu, “Trepça” njoftoi se i ka kryer edhe pagesat ndaj KESCO-s për energjinë elektrike për minierën në Kishnicë dhe Artanë.

“Po me të njëjtën datë Trepça Sh.A., ka shlyer të gjitha detyrimet financiare ndaj KESCO për Njësinë Biznesore Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë. Pas shlyerjes së obligimeve është rivendosur furnizimi me energji elektrike në këtë njësi, duke garantuar funksionimin e pandërprerë të aktiviteteve”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim “Trepça” tha se ky hap është i rëndësishëm për vazhdimësinë e punës dhe përmbushjen e detyrimeve ndaj punonjësve dhe partnerëve./Telegrafi

Read Previous

2024, viti ku u shtuan ekstremet meteorologjike

Read Next

Shkon në 176 numri i të vdekurve nga përplasja e aeroplanit në Kore të Jugut