Sot luhet ndeshja e shumëpritur mes KF “Trepçës” dhe KF “Vëllaznimit”, në kuadër të javës së katërt të Raiffeisen Ligës së Parë. Përballja zhvillohet në stadiumin sintetik “Xhevat Jusufi” në Mitrovicë dhe nis në orën 15:00.
KF Vëllaznimi synon të vazhdojë serinë e rezultateve pozitive pas një fillimi premtues të sezonit, ndërsa Trepça do të kërkojë të marrë tri pikë në fushën e saj.
Kjo ndeshje është e rëndësishme për të dy skuadrat, me Vëllaznimin që ka treguar lojë të shkëlqyer në javët e kaluara dhe synon që të ngjitet në Superligë. /tvsyrivision/