Trepça sot lufton për titull, Ylli për ndeshjen e pestë

Sot (e diel) zhvillohet përballja e katërt finale e “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës.

Mitrovicasit fituan ndeshjen e parë 77:68, derisa për tu shpallur kampionë duhen tri fitore.

Therandasit synojnë fitoren për të barazuar serinë finale në 2:2, derisa ‘Xehetarët’ për fitoren e tretë, që do t’i bënte ata kampionë të Kosovës në basketboll.

Ylli synon titullin e kampionit, që do të ishte i treti në histori, kurse mitrovicasit të fitojnë titullin e parë pas vitit 2012. Kujtojmë, që Trepça ka fituar Kupën, Superkupën dhe Ligën Unike, duke kërkuar trofeun e katërt për këtë edicion.

Skuadra nga Theranda në çerekfinale të “Play-off”-it eliminoi Bashkimin 2:0 dhe Pejën në gjysmëfinale 3:2, derisa Trepça eliminoi Sigal Prishtinën 3:0./Telegrafi

Read Previous

Shqipëria përgatitet për rekrutimin e dhjetëra mijëra punëtorëve

Read Next

Kosova dhe ShBA-ja sot nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja