Trepça dhe Sigal Prishtina përballen në finalen e Kupës së Kosovës

Finalja e Kupës së Kosovës do të vë përballë dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës, Trepçën dhe Sigal Prishtinën.

Mitrovicasit kanë fituar në dy herët e fundit, derisa bardhekaltrit janë skuadra më e trofeshme në vend.

Më së shumti Kupën e Kosovës e ka fituar Sigal Prishtina, gjithsej 15 herë.

Në dy edicionet e fundit ka triumfuar Trepça, ndërsa mitrovicasit në total e kanë fituar gjashtë herë, derisa gjashtë herë e ka fituar edhe Peja.

Finalja e madhe zhvillohet sot në Gjakovë nga ora 17:00. /KosovaPress/

Read Previous

Lajçak: Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kyç për stabilitetin rajonal

Read Next

​Abdixhiku homazhe në Prekaz: Nga këtu e rikujtojmë se sa e shenjtë është liria