Treni me 243 pasagjerë përplaset me kamionin dhe del nga shinat, raportohen viktima (FOTO)

Të paktën 3 persona humbën jetën dhe mbi 50 të tjerë mbetën të plagosur kur një tren me pasagjerë u përplas me një kamion, në një kryqëzim pranë Misurit.

Sipas autoritetet, treni me pasagjerë ishte nisur nga Los Angeles dhe kishte destinacion Çikagon, kur përplasi kamionin, për të dalë më pas nga shinat.

Autoritetet bëjnë me dije se një prej viktimave është shoferi i kamionit, ndërkohë që 2 të tjerët ishin udhëtarë në tren. 9 persona u dërguan me urgjencë në spital, pasi kishin marrë plagë të rënda.

Dinamika e këtij aksidenti është ende e paqartë, ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet./A2news/

Read Previous

Karnavalet e Amazonës, traditat folklorike në mes të “mushkërive” të botës

Read Next

Alarm në Romë për shkak të zjarreve, anulohen fluturimet