Është anuluar konferenca e kryetares së Trupit Gjykues të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova në Prishtinë.
Lajmin e kanë konfirmuar për Telegrafin nga Gjykata Speciale.
Ndryshe, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka kundërshtuar e tyre vizitën e kryetares së Trupit Gjykues të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.
Ata po protestojë kundër vizitës së Trendafilovas, ndërsa një numër i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë të pranishëm.
Njësia Speciale ka blinduar hyrjen ku është paralajmëruar takimi i Trendafilovas, ndërsa protestuesit po brohorasin “UÇK”, UÇK.
Protestuesit hodhën edhe tymues. /Telegrafi/