Tregu në Gjakovë, kushtet dhe vështirësitë

Pamjet që po i shihni këtu janë në Tregun e Gjelber në Gjakovë. Veshtirësia pandemike sigurisht që i ka dëmtuar tregtarët duke iu sjellë humbje ekonomike.

Por brengë tjetër tek tregtarët që shisnin dhe qytetarët që blinin të cilët disa nuk pranuan të pronocoheshin para kamerës së televisionit tonë ishin kushtet tejet të rënduara në atë pjesë ku pluhuri i madh, kundërmimi i tualetit dhe hedhja e mbeturinave prapa tregut ishin më tepër shqetësuese aty.

Lekë Skeli tha se kanë mbetur të anashkaluar nga institucionet shtetërore, ato duhet të kujdesen për përmirësimin e kushteve në ambientet ku ne frekuentojmë aktivitetin tonë.

Problemet ekonomike sigurisht janë verejtur në gjitha sferat jetësore ku nuk është lënë anash as tregtia.

Se investimet kanë qenë të kota dhe se fitimi ishte i dobët e thotë një tjeter tregtar, i cili shtoi se çmimi i produkteve është rritur me raste.

Konsumatorët ndërkaq ankohen në rritjen e çmimeve të disa produkteve.

Lutja e gjithë tregtarëve ishte që t’ju krijohen kushte me të mira të cilat nayrshëm do ta rrisin edhe produktivitetin dhe vullnetin në punën të cilën e bëjnë  për të fituar bukën e gojës.

Read Previous

Cilat gjëra nuk preferohet t’i blini me porosi

Read Next

Gjakovë, 2 raste pozitive me Covid-19