Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident mes dy veturave që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Trudë.
Aksidenti ka ndodhur në ora 06:30 të mëngjesit.
Kështu bëri të ditur për klankosova.tv, Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 06:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Trudë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në levizje. Si pasojë e aksidentit ndihmë mjeksore kanë kerkuar tre persona. Me rastin po merret njësitii trafikut rrugor”.