Transferimet më të mira në afatin kalimtar të janarit në histori

Marcelo, Virgil van Dijk dhe Pablo Aimar janë disa nga nënshkrimet më të spikatura të dimrit në histori.

Marcelo (Real Madrid)

B/R Football on Twitter: "Marcelo arrived at Real Madrid as a teenager in  2006. Today, he leaves the club as a legend 👏 https://t.co/rJkxunozs3" /  Twitter

Ndoshta nënshkrimi më i mirë i dimrit ndonjëherë. Ai është një nga lojtarët më të rëndësishëm në të gjithë historinë e Real Madrid-it. Lojtari nga Rio de Zhaneiro mbërriti te Real Madrid në sezonin 2006/07 nga Fluminense.

Ai është lojtari me më shumë tituj në historinë e klubit, me 5 Champions League, të cilave duhet t’i shtohen 4 FIFA Club World Cup, 3 UEFA Supercoup, 6 La Liga, 2 Kupa të Mbretit dhe 5 Superkupa të Spanjës.

Dani Alves (Sevilla)

Dani Alves/Sevilla | Sevilla futbol club, Sevilla, Fútbol

Mbrojtësi i djathtë legjendar brazilian doli nga akademia e të rinjve Esporte Clube Bahia, ndërsa skuadra e Sevilla-s e nënshkroi atë në janar në sezonin 2002/03.

Pas pesë vitesh e gjysmë në skuadrën andaluziane, ai shkoi te Barcelona, ​​duke mbushur arkat e Sevilla-s me 35.50 milionë euro.

Me Barcelona-n ai fitoi 3 Champions League, 3 UEFA Supercup, 3 FIFA Club World Cup, 6 La Liga, 4 Kupa të Mbretit dhe 5 Superkupa të Spanjës.

Gonzalo Higuain (Real Madrid)

Higuain: “Real Madrid is the best team in history. Arriving at 19, playing  until I was 26, was the zenith” - Managing Madrid

Ai mbërriti në mesin e sezonit 2006/07 nga River Plate argjentinas, pasi spanjollët paguan 12 milionë euro. Ai u shfaq në momente të vështira dhe përfundoi si faktor kyç. Më vonë klubi i bardhë do t’ia shiste Napolit për gati 40 milionë euro.

Në “Santiago Bernabeu”, ai fitoi 3 La Liga dhe 2 Superkupa e Spanjës.

Luis Suarez (Liverpool)

Atletico Madrid Striker Says It Would Be 'strange' to play for a Premier  League club that is not Liverpool - Sports Illustrated Liverpool FC News,  Analysis, and More

Qendërsulmuesi ka nënshkruar së fundmi për Gremio Foot-Ball Porto Alegrense, por në sezonin 2010/11 ai u bë një nga transferimet kryesore në afatin kalimtar dimëror kur iu bashkua Liverpool-it nga Ajax.

Me fanellën e të kuqëve ai fitoi vetëm Kupen e Ligës. Por në sezonin 2013/14 u shpall golashënuesi më i mirë në Premier League me 31 gola. Në total me Liverpool-in, ai arriti 133 paraqitje, 82 gola dhe 46 asistime.

Juanfran Torres (Atletico Madrid)

Juanfran Image 2022 Photo Collection

Lojtar shumë i rëndësishëm për Cholo Simeone. I konvertuar në mbrojtës të djathtë, ai ishte kyç në skemën e Atletico de Madrid.

Ai u bë “rojiblanco” në afatin kalimtar të dimrit të sezonit 2010/11 kur mbërriti nga Osasuna. Juanfran shpejt i bëri tifozët e Atletico-s të harrojnë të kaluarën e tij si lojtar i Real Madrid-it.

Me Atletico-n ai fitoi 2 UEFA Supercup, 2 Europa League, 2 Kupa të Mbretit, 1 La Liga dhe 1 Superkupë të Spanjës. Gjithashtu ishte pjesë e skuadrës që u mund nga Real Madrid në finalet e Champions League 2014 dhe 2016. Tek kjo e fundit, ai humbi penalltinë që i mundësojë titullin kundërshtarëve.

Virgil van Dijk (Liverpool)

Virgil van Dijk: Liverpool defender signs contract extension until 2025 |  Football News | Sky Sports

Van Dijk është një nga mbrojtësit më të mirë aktualisht. Liverpool e nënshkroi atë në sezonin 2017/18 nga Southampton në këmbim të më shumë se 80 milionë eurove. Në atë kohë ai u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori përpara Benjamin Mendy.

Me Liverpool-in holandezi ka fituar nga një herë Champions League, Premier League, FIFA Club World Cup, FA Cu, UEFA Supercup, Kupën e Ligës dhe Superkupën e Anglisë.

Gjithashtu ai u shpall lojtari më i mirë UEFA për vitin 2019. Holandezi ishte pjesë e Liverpool-it në dy finalet e humbura në Champions League përballë Real Madrid-it në 2018 dhe 2022.

Pablo Aimar (Valencia)

🔙 THROWBACK THURSDAY: El San Valentín de Pablo Aimar - Valencia Club de  Fútbol

Ai mahniti te River Plate dhe kjo bëri që skuadra e Valencia-s t’i kushtonte vëmendje. Dy liga, një UEFA dhe një finale të Champions League është merita e tij.

Pasi u largua nga Valencia, ai shkoi te Real Zaragoza në këmbim të 11 milionë eurove.

Ivan Rakitic (Sevilla)

Rakitic's words about Messi and Barça in his presentation with Sevilla

Mesfushori kroat i lindur në Mohlin të Zvicrës po luante për Schalke 04 së bashku me Raul Gonzalez Blanco kur Sevilla e vuri re.

Në klubin e Sevilla-s ai shkëlque, gjë që e bëri të bashkohej me klubin e futbollit Barcelona-s më 2014/15.

Ai fitoi një trofe të rëndësishëm me Sevilla-n si UEFA Europa League në 2014.

Aymeric Laporte (Manchester City)

Man City sign Laporte from Athletic Bilbao

Skuadra e Premier League pagoi 65 milionë euro te Athletic Club në sezonin 2017/18 për të përforcuar mbrojtjen.

Laporte është një nga transferimet më të shtrenjta spanjolle në historinë e futbollit.

Me fanellën e City-t ai ka fituar 4 Premier League, 4 Kupa të Ligës, 1 FA Cup dhe 2 Superkupa të Anglisë. Gjithashtu ishte pjesë e skuadrës në finalen e humbur në 2021 ndaj Chelsea-t në Champions League, por nuk u aktivizua për asnjë minutë.

Diego Costa (Atletico Madrid)

Atletico Madrid officially unveil Diego Costa following Chelsea transfer |  Football News | Sky Sports

Atletico Madrid pagoi 1.5 milionë euro për të marrë shërbimet e Costa-s nga Braga në janarin e vitit 2007. Me skuadrën spanjolle ai u shëndrua në një nga sulmuesit më të fortë në Evropë, aq sa dhe u natyralizua për të luajtur për Spanjën.

Me fanellën e skuadrës spanjolle, Costa arriti të fitonte 4 UEFA Supercup, një Europa League, 2 La Liga dhe 1 Kupë të Mbretit (disa trofe i fitoi në kthimin e tij të dytë te Atletico).

Edgar Davids (Barcelona)

Edgar Davids defends Neymar | MARCA English

Ai do të mbahet mend gjithmonë për ato syze të veçanta që mbante në fushë. Pasi kaloi nëpër Ajax, MIlan dhe Juventus, ai mbërriti te Barcelona në sezonin 2003/04 si huazim. Turneu i tij te Barcelona ishte i shkurtër, por shumë intensiv.

Luis Diaz (Liverpool)

GW4 Ones to watch: Luis Diaz

Një nga nënshkrimet më të fundit të mëdha të dimrit. Ai mbërriti te Liverpool nga Porto në këmbim të 47 milionë eurove. Ai është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm për “Reds”, por aktualisht vuan një dëmtim që po e mban larg fushave të blerta.

Dusan Vlahovic (Juventus)

Juventus beat Arsenal to sign Dusan Vlahovic from Fiorentina

Qendërsulmuesi i lindur në Beograd, ishte nënshkrimi yll i periudhës së kaluar të transferimeve dimërore.

Juventus shpërndau një shumë të madhe prej 81.60 milionë euro për Fiorentina-n për nënshkrimin e tij. Skuadra e Firences e bleu për pak më shumë se 3 milionë euro. /Albanianpost.com

Read Previous

Presidentja Osmani uron qytetarët ortodoksë për Krishtlindje: Toleranca është vlerë tradicionale e shoqërisë sonë

Read Next

Sërish kolona në pikëkalimet kufitare, në Merdar dhe te Dheu i Bardhë pritje deri në katër orë