Trajnerja e Kanadasë shkarkohet pasi përdori dronë për kundërshtarët

Bev Priestman është shkarkuar nga posti i trajneres së Kanadasë në futboll në kategorinë e vajzave në Lojërat Olimpike Paris 2024 pas provave të spiunimit me dron.

Vendimi ka ardhur pas ankesave nga Zelanda e Re, e cila ka pretenduar se Kanadaja kishte përdorur dronë për të spiunuar dy nga seancat e tyre stërvitore para ndeshjes hapëse në Paris, ku Kanadaja e ka fituar ndeshjen me rezultatin 2-1.

Pas shkarkimit të Priestman, ndihmëstrajneri Andy Spence është emëruar për të drejtuar ekipin kombëtar kanadez të femrave për pjesën e mbetur të Lojërave Olimpike.

Skandali ka shkaktuar zemërim dhe ka çuar në thirrje që ekipi kanadez të dërgohet në shtëpi./rtklive

Read Previous

Osmani e Kurti priten nga presidenti Macron, para ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike Paris 2024

Read Next

Lista paraprake e OJQ-ve aplikuese sipas Thirrjes Publike për financim në fushën e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale