Trajnerit të LA Lakers i digjet shtëpia nga zjarri

Trajnerit të Los Angeles Lakers, JJ Redick, i është shkatërruar shtëpia e tij në zjarret që kanë përfshirë Los Angeles.

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën nga zjarret dhe vlerësohet se mbi 10,000 shtëpi dhe struktura të tjera janë shkatërruar.

Shtëpia e Redick-ut në zonën e Pacific Palisades, e cila është goditur nga zjarri më shkatërrimtar në historinë e Los Angeles, u dogj plotësisht të martën.

“Kalova nëpër shumicën e lagjes dhe gjithçka është zhdukur. Është një shkatërrim dhe dëmtim i plotë,” tha ai.

“Çdo gjë që posedonim e që kishte rëndësi për ne pas 20 vitesh së bashku si çift dhe 10 vitesh si prindër ishte në atë shtëpi. Ka gjëra që nuk mund të zëvendësohen.

“Nuk besoj se mund të përgatitesh ndonjëherë për diçka të tillë.”

Pasi Lakers shtynë ndeshjen e tyre kundër Charlotte Hornets këtë javë, NBA të premten shtyu gjithashtu ndeshjet në shtëpi të Lakers dhe LA Clippers të planifikuara për të shtunën.

Redick, i cili luajti 15 sezone në NBA, u transferua në Los Angeles nga New York kur u emërua trajner i Lakers në qershor.

Gruaja dhe dy djemtë e tij ishin larg shtëpisë kur shpërtheu zjarri.

Read Previous

Gjermania tërheq një cisternë nafte

Read Next

Kthimi i Trump në pushtet ka bërë që kritikët dhe skeptikët e vjetër të pajtohen me një normalizim të ri