Trajneri i muajit në Premier Ligë, këta janë të nominuarit

Të nominuarit për çmimin e trajnerit më të mirë të muajit tani janë zbuluar nga Premier Liga angleze.

Tifozët do të kenë kohë deri në ora 13:00 të datës 9 të këtij muaji për të votuar për të nominuarit të cilët janë, Mikel Arteta, Unai Emery, Eddie Howe, Jurgen Klopp dhe Ange Postecoglou.

Votat e tifozëve do të kombinohen me ato të një paneli të ekspertëve të futbollit për të vendosur fituesin, i cili do të zbulohet javën e ardhshme.

Më poshtë mund të gjeni statistikat e trajnerëve të nominuar për çmimin në fjalë.

Mikel Arteta (Katër ndeshje – Tre fitore dhe një barazim)

Unai Emery (Katër ndeshje – Tre fitore dhe një humbje)

Eddie Howe (Katër ndeshje – Tre fitore dhe një humbje)

Jurgen Klopp (Katër ndeshje – Tre fitore dhe një humbje)

Ange Postecoglou (Katër ndeshje – Tre fitore dhe një barazim)

/kp/

Read Previous

Szunyog: Liberalizimi i vizave është një hap i madh përpara

Read Next

Mbetjet mortore të gjetura në Prishtinë, janë të trupit të njeriut që figuron në listën e personave të zhdukur