Trajneri i Fulhamit flet për Brojën: Duhet të presë mundësinë e tij, por është personi i duhur

Trajneri i Fulham-it, Marco Silva i ka thënë Armando Brojës se do të duhet të jetë i durueshëm pasi i huazuari i Chelsea-t vazhdon të presë për fillimin e tij të parë me “Cottagers”.

22-vjeçari bëri një udhëtim shumë të shkurtër përgjatë Londrës perëndimore nga “Stamford Bridge” në “Craven Cottage” në fillim të shkurtit, duke u bashkuar në huazim deri në fund të sezonit.

Mundësitë e tij të ekipit të parë ishin të kufizuara nën drejtimin e Mauricio Pochettino-s dhe ai shpresonte për më shumë minuta nga Silva, por kjo ende nuk është realizuar.

Reprezentuesi shqiptar ka zbritur dy herë nga pankina në Premier League dhe ka humbur ndeshjen e fundit me Aston Villa-n për shkak të sëmundjes, kështu që ka luajtur vetëm 31 minuta nga transferimi më 1 shkurt.

Shanset e tij nuk janë rritur nga fakti se sulmuesi brazilian, Rodrigo Muniz ka qenë në formë të mirë, duke shënuar katër gola në tre ndeshjet e tij të fundit.

Silva thotë se Broja nuk ka zgjidhje tjetër veçse të jetë i durueshëm, të presë rastin e tij dhe ta shfrytëzojë sa më shumë kur të vijë.

“Ai duhet të presë shansin e tij”, tha Silva. “Ne vërtet besojmë se ai është djali i duhur për të qenë këtu. Ai mbërriti në ditën e fundit para ndeshjes së Burnley-t dhe kishte 20 minuta në fushë, por Rodrigo shënoi dhe më pas Rodrigo shënoi dy herë”.

“Fatkeqësisht për të, javën e kaluar ai nuk ishte mirë dhe humbi ndeshjen, por tani ai është në dispozicion dhe unë do të vendos se cila do të jetë zgjidhja më e mirë për të filluar lojën”.

“Ai po punon shumë në një klub tjetër me një stil tjetër dhe i duhet kohë për t’u përshtatur dhe kuptuar gjërat. Duhet kohë, por ne mund të shohim cilësinë e tij”, shtoi trajneri.

Nga të gjitha garat e kupave, Fulham ka vetëm ndeshje në Premier League për pjesën tjetër të sezonit.

“The Cottagers” shkojnë te Manchester United të shtunën, ku Broja do të donte të vendoste gjurmën e tij, përpara se të presë Brighton-in një javë më vonë. /Albanianpost.com

Read Previous

Osmani: Institucionet e Kosovës t’i konsiderojnë ekzistenciale raportet me aleatët ndërkombëtarë

Read Next

Pas BE-së, SHBA i vendos sanksione të fuqishme Rusisë