Tragjedia në Turqi, rritet numri i viktimave nga shpërthimi në minierë

Ka shkuar në 28 numri i viktimave, ndërsa me dhjetëra të tjerë vijojnë të jenë ende të bllokuar nën tokë pas shpërthimit në një minierë qymyri në provincën Bartin në veri të Turqisë.

Ministri i Energjisë, Fatih Donmes deklaroi se paraprakisht mendohet që shpërthimi të jetë shkaktuar nga një xhep gazi në të cilin kanë hasur minatorët.

Gjatë momentit të shpërthimit në galeri kanë qenë 110 minatorë, ndërkaq që një operacion kërkim shpëtimi është duke vijuar që prej mbrëmjes së të premtes./A2news/

Tragjedia e rëndë! Shkon në 14 të vdekur dhe 21 të plagosur bilanci nga  shpërthimi i minierës në Turqi - Bota

Read Previous

“Turp për Francën nëse Kosova kushtëzohet me sistemin ETIAS”, thotë ish-ambasadori holandez

Read Next

Ndërprerje e energjisë deri në 9 orë, del orari për dy ditët në vazhdim në Gjakovë