Tragjedia ku humbën jetën 53 emigrantë brenda kamionit- Akuzohet shoferi

Shoferi i kamionit të braktisur në Teksas ku brenda u gjendën pa jetë rreth 53 emigrantë, është akuzuar për kontrabandim. 

Ai vetë, është paraqitur si emigrant në një zonë afër kamionit në San Antonio të Teksasit, kur është arrestuar nga policia. Sipas raportimeve të deritanishme, 53 njerëz kanë humbur jetën, disa prej tyre si pasojë e dehidratimit dhe të të nxehtit, pasi kanë qenë të mbyllur brenda kamionit në temperatura të larta dhe pa ujë. 

Ai që dyshohet si shoferi i kamionit, thuhet se ka tentuar të prezantohet si “një prej të mbijetuarëve” kur është kapur nga policia. Shoferi dhe i dyshuari tjetër, si një prej bashkëpunëtorëve të tij, mund të përballen me burgim të përjetshëm ose dënim me vdekje, nëse merret vendimi për t’i dënuar. 

Tragjedia e pak ditëve më parë, përbën trafikimin më vdekjeprurës me njerëz në historinë amerikane.

Burimi: BBC, CNN

Read Previous

Johnson: S’do të lejojmë që Ballkani të bëhet shesh lojërash për Putinin

Read Next

Një psikiatre tregon ndjenjën më të zakonshme që kanë njerëzit këtë periudhë, a e ndjeni edhe ju?