Tragjedi në Itali, babai arratiset nga spitali Covid dhe vret të birin e mitur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Cura di Vetralla në Viterbo të Italisë, ku një fëmijë i mitur u gjet i vrarë me thikë në shtëpinë e tij.

Autori i këtij krimi raportohet të ketë qenë i ati 44-vjeçar me origjinë polake, që më pas plagosi bashkëshorten dhe tentoi t’i vinte flakën banesës duke hapur gazin.

Tragjedia u zbulua nga zjarrfikësit të cilët shkuan në vendngjarje pas raportimeve për rrjedhje gazi, por që më pas zbuluan skenën e tmerrshme të krimit dhe gruan në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë, por sipas raportimeve autori i krimit ishte arratisur nga një spital në Romë ku po trajtohej për koronavirus, për të shkuar në banesë ku kishte gjetur dhe të birin vetëm.

/A2News/

Read Previous

Basha kërcënon Berishën me përjashtim nga PD

Read Next

Ja kë ka emëruar Kurti për këshilltar të Shëndetësisë