Tottenham “mbyll” nënshkrimin me mbrojtësin e Udinese-s

Tottenham ka arritur akordin për transferimin e një tjetër lojtari. Bëhet fjalë për Destiny Udogie të Udinese-s.

Megjithatë, ylli 19-vjeçar do të rikthehet përsëri në huazim në Serie A, deri në fund të sezonit.

Spurs dhe Udinese kanë rënë dakord për një tarif transferimi në shifrën e 21 milionë paundëve, duke përfshirë edhe bonuset.

Lojtari i Italisë U21 shikohet si një investim për të ardhmen nga Tottenham. Ai pritet që së shpejti të bashkohet me Kombëtaren A të Italisë.

Afrimi i Udogie është një lajm i keq për Sergio Reguilon. Spanjolli së bashku me Giovani lo Celso, Tanguy Ndombele dhe Harry Winks nuk preferohen nga Antonio Conte.

Ndërkohë, ardhja e Udogie është një nga shtatë fytyrat e reja në klub këtë verë.

Conte po kërkon të ndërtojë një skuadër që mund të konkurrojë me Manchester City-n dhe Liverpool-in për titullin në Premier League.

Deri më tani, Spurs ka afruar emra si: Yves Bissouma, Richarlison, Djed Spence, Clement Lenglet, Ivan Perisic dhe Fraser Forster. Gjithashtu po synojnë mesfushorin e Roma-s, Nicolo Zaniolo. /Albanianpost.com

Read Previous

Bie besimi në ekonomi, çmimet demoralizojnë konsumatorët dhe bizneset

Read Next

Garancitë shtetërore, 60% i përkasin sektorit të energjisë në Shqipëri