Top 10 lojtarët me kontributin më të madh të golave në vitin 2022 në Serie A

Futbollisti i Milan-it, Rafael Leao, është lojtari që ka kontribuar me më së shumti gola në Serie A në vitin kalendarik 2022, duke qenë pjesëmarrës në 26 prej tyre (gola dhe asistime).

Pra, nuk është rastësi që ai u emërua lojtari më i mirë i Serie A për sezonin 2021/22, kur Milan-i fitoi titullin kampion të parë pas 11 viteve.

I dyti në këtë listë është Ciro Immobile i Lazio-s së bashku me Victor Osimhen kanë qenë pjesëmarrës në 24 gola.

Kurse i katërti është Lautaro Martinez i Inter-it, i cili ka qenë pjesëmarrës me gola dhe asistime në 23 raste.

I pesti është Sergej Milinkovic-Savic i Lazio-s, i cili ka qenë pjesëmarrës në 21 gola të shënuara për ekipin e tij. Ai gjithashtu është mesfushori i vetëm në këtë top 10-she.

Gerard Deulofeu (Udinese) dhe Domenico Berardi (Sassuolo) kontribuan me 19 gola secili, një më shumë se Tammy Abraham (Roma), Dusan Vlahovic (Fiorentina dhe Juventus) dhe Olivier Giroud (Milan). /Albanianpost.com

Read Previous

Amazon filloi me dërgimin e porosive me dron në Kaliforni dhe Teksas

Read Next

Moti ne Gjakovë – Parashikimi për 7 ditë