Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Tuz të Malit të Zi, ku një 19-vjeçare është ekzekutuar nga bashkëshorti i saj.
Reagimet për këtë ngjarje të rëndë kanë qenë të shumta, ndërsa në rrjete sociale po qarkullon fotografia e Sheila Bakijës, për të cilën kërkohet drejtësi pasi vrasësi Ilir Djokaj është në arrati.
Është e paqartë arsyeja përse 19-vjecarja ka rënë viktimë e bashkëshortit të saj, i cili ka plagosur edhe babain e Sheilës.
“Emri im është Sheila Bakija
Shqiptare nga Mali i Zi (Tuzi)
Dje isha vetëm 19 vjeçe kur më vranë.
Vrasësi vrapon akoma i lir, ai që më mori jetën në lule të rinisë, me ndihmoni ta kapim atë përbindësh që erdhi në mes të shtëpis duke me marr jeten mua, dhe duke lan të plagosur Babain tim.
MOS I VRISNI VAJZAT” – shkruhet në fotografinë që po qarkullon në rrjete sociale.
/Gazrtaexpress/