Titulli i Serie A, Sacchi: Interi është padyshim skuadra favorite

Në një intervistë për “Il Giornale”, Arrigo Sacchi ndau mendimin e tij për sezonin e ardhshëm të Serie A, i cili pritet të fillojë të shtunën. Sacchi, një ish-trajner i njohur italian, u fokusua veçanërisht në garën për titullin kampion. Ai analizoi skuadrat kryesore, duke diskutuar forcat dhe dobësitë e tyre, dhe parashikoi se cilat klube mund të jenë konkurrentët kryesorë për titullin këtë sezon.

Në Serie A, që nga ditët e Interit të Contes e deri te Milani i Piolit dhe Napoli i Spallettit, kushdo që ka fituar titullin nuk ka arritur ta mbrojë atë. A do t’i ndodhë edhe Simone Inzaghit?
Nuk po hamendësoj, thjesht po them se Interi është padyshim skuadra favorite edhe në kampionatin e ri. E them këtë sepse zikaltrit janë më të strukturuarit, por do të duhet të kenë përulësi të madhe që të mund të përsërisin rezultatet e shkëlqyera.

Conte ka marrë përsipër drejtimin e Napolit, a nuk e përfshin te favoritët?
Antonio është trajner shumë i mirë. Shpresoj dhe uroj që presidenti De Laurentiis ta kuptojë vlerën e tij dhe ta ndihmojë në fillim të punës. Njëkohësisht, shpresoj që Antonio të ecë gjithnjë e më vendosmërisht drejt strategjisë së vet.

Cili është mendimi juaj për Fonseca te Milani? Ju folët për futbollin dominues, a nuk është ai shumë kërkues në këtë
drejtim?

Unë e ndoqa Fonseca gjatë kohës së tij në Ukrainë dhe mora një impakt të favorshëm prej tij. Më pas e humba nga sytë. Fillimi do të jetë i komplikuar për të, sepse tifozët e Milanit dinë ta njohin futbollin cilësor. Le të vazhdojë në këtë rrugë, por kur të ketë ritëm 90 minuta në vend të 60, do të vijnë edhe rezultatet. /Telesport.al/

Read Previous

Nis protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës

Read Next

SHBA-ja po shqyrton mundësinë e shpërbërjes së Google pas dënimit historik