Tim Walz zgjidhet zëvëndës i Kamala Harris

Kamala Harris do të shpallë sonte emrin e zëvendësit të saj në garën presidenciale në SHBA në nëntor, por sipas CNN emri është ai i Tim Walz.

Guvernatori 60-vjeçar i Minnesota-s, i preferuari i progresistëve, një ish-mësues historie, veteran i Gardës Kombëtare të SHBA-ve dhe trajner futbolli, shërbeu në Kongres për 12 vjet.

Harris kishte zhvilluar intervista me të tre kandidatët e mundshëm – Josh Shapiro dhe Mark Kelly.

Të tre do ta kishin forcuar kandidaturën e Harris në shtetet kyçe përpara zgjedhjeve të nëntorit.

Vetë dyshja do të përballet me kandidatin republikan dhe ish-presidentin Donald Trump dhe kandidatin e tij JD Vance në zgjedhjet e nëntorit.

Nëse ata fitojnë, atëherë Walz do të jetë i dyti në radhë për presidencën./Albanianpost.com

Read Previous

Besnik Bislimi mirëpret Ardita Sinanin, e uron edhe zyrtarisht për detyrën e re

Read Next

Barcelona arrin marrëveshje me RB Leipzig për Dani Olmo