The Guardian: Provat për përfshirjen e Serbisë në sulmin terrorist konsiderohen bindëse për zyrtarët amerikanë

Mediumi prestiogjioz anglez, The Guardian ka publikuar një artikull rreth situatës në veri të Kosovës, ku ndër të tjerash kanë shkruar se shenjat e kësaj fundjave sugjerojnë se kriza e menjëhershme mbi Kosovën është zbutur. Pas sulmit terrorist, autoritetet në Kosovë kanë publikuar në vazhdimësi prova për përfshirjen e Serbisë, dëshmi këto që sipas redaktorit Julian Borger, po konsiderohen bindëse nga zyrtarët amerikanë.

Kështu thuhet në analizën e publikuar sot, ku është bashkangjitur edhe linku me provat që tashmë janë mbledhur për grupin terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës paraqiti prova për të treguar se grupi ishte armatosur dhe kontrolluar nga Beogradi, dhe zyrtarët e SHBA-së e kanë bërë të qartë privatisht se i shohin ato prova bindëse.”

Në artikull thuhet se forca paqeruajtëse e NATO-s, KFOR u përforcua menjëherë me transferimin e komandës së një batalioni të trupave britanike që ndodheshin në rajon për stërvitje.

Ndërkohë që rreziku i menjëhershëm mund të ketë kaluar, megjithatë kriza mbi Kosovën vazhdon të acarohet.

Sipas kësaj analize, ngjarjet e javës së kaluar mund të jenë një pikë kthese, në varësi të faktit nëse ato çojnë në një rishikim të politikës në Uashington dhe Bruksel.

Artikullin e plotë mund ta lexoni KËTU.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Gërvalla: Vendosja e trupave të Serbisë në kufirin e Kosovës na kujton sjelljen e Rusisë ndaj Ukrainës

Read Next

Sekretari i Mbrojtjes: Qindra ushtarë britanikë po vijnë në Kosovë