Tërmeti në Japoni zgjeroi vijën bregdetare

Tërmeti me magnitudë 7.5 Rihter që goditi Gadishullin Noto në Japoninë Qendrore të hënën 1 janar e zgjeroi vijën bregdetare me 175 metra.

Lajmi është bërë e ditur nga NHK Ëorld Japan. Studimi, i kryer nga një ekip studiuesish të udhëhequr nga një profesor nga Universiteti i Hiroshimës, analizoi zhvendosjen e tokës të shkaktuar nga tërmeti dhe efektin e cunamit nga fotografitë ajrore.

Ndërkohë sipas të dhënave të fundit zyrtare, bilanci i fataliteteve nga tërmeti ka arritur në 161 të vdekur, 560 të plagosur dhe 103 të zhdukur.

Ekipet e kërkim shpëtimit nga i gjithë vendi vijojnë punën për gjetjen e trupave në rrënoja, dhe orët e fundit po përballen me reshjet e dendura të borës që kanë përfshirë Gadishullin e Notos./a2news/

Read Previous

Hidhet mjet piroteknik brenda rrethojave të Stacionit të Policisë në veri të Mitrovicës

Read Next

Specialja përfundon pushimet, në janar 16 seanca gjyqësore për Thaçin e të tjerët