Një mjet piroteknik është hedhur mbrëmë (e diel) brenda rrethojave të Stacionit të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.
Këtë e ka konfirmuar drejtori i rajonit të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, Veton Elshani.
Sipas tij, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, rreth orës 21:30, derisa ka shtuar se nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale./KP/