Tërmet i fuqishëm godet Qipron

Një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter ka goditur zonën e Pafosit në Qipro, në orët e para të mëngjesit.

Raportohet se tërmeti është ndjerë në të gjithë ishullin, me banorët që dolën në rrugë nga paniku, ndërsa shprehen se lëkundjet kanë zgjatur për dhjetëra sekonda.

Tërmeti i parë është shoqëruar nga disa paslëkundje, ku më e forta ka pasur magnitudë 4.8 ballë.

Autoritetet lokale po monitorojnë situatën dhe deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar.

/GazetaSinjali/

Read Previous

IKD kërkon hetim të mirëfilltë penal mbi dyshimet për manipulim me vota në Mitrovicë

Read Next

Industria private e dronëve në Evropë po lulëzon, ndërsa NATO-ja po e forcon mbrojtjen