Për vitin e 14-të me radhë Teqja e Madhe Autoqefale Ballkanike me seli në Gjakovë shënon përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, me shpërndarjen e hashures tradicionale.
Hashurja si ceremoni unike e Teqes së Madhe Ballkanike i dedikohet Pavarësisë së Kosovës, si sublimim i sakrificës shekullore të popullit tonë për liri, tha Kati Zhubi përfaqësues i teqes.
Kjo është një ditë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët andaj edhe Teqja e Madhe dhe të gjithë duhet që të mos i harrojmë dhe nderojmë të gjithë ata që sakrifikuan për këtë ditë.
Shpërndarja e Hashures bëhet cdo vit në hapësirat e Teqes së Madhe Ballkanike në Gjakovë dhe ato të Teqesë në Marash-Hisar, në Prizren.