Tentoi t’i jap ryshfet policit për të hyrë në Kosovë pa vizë

Në pikëkalimin kufitar në Merdarë, një shtetase ruse është arrestuar nga policia.

Sipas policisë, e dyshuara u mundua t’ia jap 50 euro ryshfet zyrtarit policor që t’ia mundësojë hyrjen në Kosovë pa vizë.

“Është arrestuar e dyshuara femër ruse shtetas e Rusisë, pasi që u kishte ofruar 50€ ryshfet zyrtarit policor që t’ia mundëson hyrjen në Republikën Kosovës pa vizë. Me vendim  të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë/indeksonline/

Read Previous

Real Madridi është gati të testojë Arsenalin për Saliban në vitin 2025

Read Next

Arrestohet i dyshuari në veri