Tentim vrasje në Prishtinë – policia konfiskon 5 gëzhoja në vendin e ngjarjes

Një person ka raportuar se deri sa ishte me veturën e tij disa persona me të cilët kishte pasur probleme, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim te tij.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, ku në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte me veturën e tij disa persona me të cilët kishte pasur probleme kanë shtënë me armë zjarri në drejtim te tij. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja” ka njoftuar policia.

Rasti është nën hetime nga njësitet kompetente.

/Telegrafi/

Read Previous

Kalendari i plotë për Euro 2024: Datat dhe stadiumet e ndeshjeve

Read Next

Më shumë se 30 persona të vrarë në jug të Gazës, shpeshtohen sulmet izraelite