Përmes një deklarate për TV Syri, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj ka bërë të ditur që një tentim vrasje ka ndodhur pas mesnate në komunën e Gjakovës.
Përmes një deklarate të dërguar për TV Syri nga zëdhënësi Gjurkaj është bërë e ditur se viktima nuk ka pësuar dëmtime nga arma, dhe që në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja të calibrit 7.65mm.
“Datë 08.10.2021, rreth orës 24:00, viktima deklaron se si pasojë e një zënkë të mëhershme që kishte me të dyshuarin e lartëcekur , derisa kishte qenë së bashku me dy persona në veturën e tii, i dyshuari me automjetin e tij fillimisht kishte goditur veturën e viktimës dhe pastaj kishte nxjerrur armën (pistoletë) dhe kishte shtënë dy herë në drejtim të tij. Viktima nga arma nuk ka pësuar lendime mirëpo lëndime ka marrë në anën e majtë te brinjëve nga goditja me veturë që është bërë nga i dyshuari. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor dhe është liruar për në shtëpi.
Ne vend ngjarje kanë dalë te gjitha njësitet relevante policore dhe janë gjetur dy gëzhoja të kalibrit 7.65mm.
Janë konfiskuar gëzhojat. I dyshuari eshte arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër te prokurorit ndalohet 48 orë.” – ka bërë të ditur Gjurkaj për TV Syri