Tentim vrasja në Gjakovë, i plagosuri u gjuajt me kallashnikov

Mediumi Syri mbrëmë raportoi për tentim vrasjen që ndodhi në rrugën “Yll Morina”, në Gjakovë.

Burimet e Tv Syrit bënë të ditur se i dyshuari D.K plagosi me armë zjarri viktimën B.M, i cili dhe është arrestuar.

Policia ka njoftuar se pas një pune hetimore të shkëlqyer nga ana e zyrtarëve policor nga DRP në Gjakovë, mëngjesin e sotëm kanë arritur ta arrestojnë dhe personin e dytë L.M si i involvuar dhe i dyshuar në këtë rast.

Në vazhdën e hetimeve janë kryer dhe dy kontrolle të shtëpive dhe objekteve përcjellëse dhe më këtë rast janë gjetur dhe dy armë zjarri.

Pas arrestimit, të njëjtit Policia ia ka konfiskuar kallashnikovin me gjithsej 23 fishekë, njofton kështu për TV Syrin, zëdhënësi për informim në Drejtorin Rajonale të Policisë në Gjakovë, Nysret Xhurkaj.

Në njoftimin e Policisë thuhet se motivet e këtij rasti për momentin janë të panjohura.

Read Previous

​ShSKUK: 20 pacientë të kofirmuar me Covid-19 pozitivë

Read Next

Si shkuan bisedimet? Ministri ukrainas deklarohet pas takimit me Lavrov