Teknologjia VAR dëshiron të bëjë ndryshime të mëdha, mësohet çfarë mund të kontrollojnë gjyqtarët në të ardhmen

Teknologjia VAR mund të ketë fuqi edhe më të mëdha në të ardhmen se sa ka deri tani, pasi u bë një propozim interesant për të futur ndryshime të rëndësishme për të rritur rregullsinë e ndeshjeve të futbollit.

Sipas propozimit të ri, gjyqtarët do të lejohen të shikojnë pamjet kur marrin vendime për goditjet e lira, këndore dhe kartonë të tjerë të verdhë, të cilët do të zgjasin më tej ndeshjet.

Për shkak të kontrolleve të VAR-it, ndeshjet aktualisht po zgjasin mjaft, kështu që ndeshjet në Botërorin e Katarit u zgjatën me dhjetë minuta shtesë, por i gjithë ky është çmimi i rregullsisë së garës.

Deri më tani, golat, pozicionet jashtë loje dhe faullet mund të kontrolloheshin për karton të kuq direkt dhe pas këtij propozimi gjyqtarët e VAR-it do të kenë edhe më shumë punë.

Informacioni rreth këtij propozimi u raportua nga gazeta britanike Times dhe mbetet për t’u parë nëse ky propozim do të miratohet realisht. 

/Telegrafi/

Read Previous

NATO po ndërmerr hapa të kujdesshëm për forcimin e KFOR-it në Kosovë

Read Next

​Osmani nga Kulla e Isa Boletinit: Nëse është nevoja nga këtu do të mbrohet çdo cep i territorit