Tejkaloi në vijë të plotë, kundërvajtësi gjobitet me 150 euro

Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit përmes vëzhgimit të kamerave të sigurisë ka identifikuar një kundërvajtës i cili ka tejkaluar në vijë të plotë si dhe në vendkalim të shënjuar për këmbësorë.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 07:26 në rrugën “Muhamet Muharremi”, në Viti.

“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti me datën 22.09.2023 rreth orës 07:26 përmes vëzhgimit të kamerave të sigurisë së qytetit të cilat monitorohen nga Policia e Kosovës ka identifikuar një kundërvajtës i cili në rrugën ‘Muhamet Muharremi’ në qytetin e Vitisë shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë dhe në vendkalim të shënjuar për këmbësorë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas njoftimit thuhet se me këtë veprim kundërvajtësi rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe bie ndeshë me rregullat e trafikut rrugor.

“Ndaj këtij kundërvajtësi është shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muaj”, thuhet në njoftim.

Tejkaloi në vijë të plotë në Viti, kundërvajtësi gjobitet me 150 euro

Ndryshe, drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë. /Telegrafi/

Read Previous

AKB: Mbi 250 mijë bashkatdhetarë ishin gjatë verës në Kosovë, shpenzuan 750 milionë euro

Read Next

Sveçla reagon pas shpërthimit në veri: Revoltë pas arrestimit të tre serbëve për krime lufte në Kosovë