Të shtëna me armë në Damjan të Gjakovës, ndalohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Damjan të Gjakovës.

Ai dyshohet se ka shtënë me armë zjarri.

Komunikata e policisë:

Arrestohet një i dyshuar për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm

Me datën 22.05.2024 rreth orës 22:55, Stacioni Policor në Gjakovë pasi kishte pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në fshatin Damjan në Gjakovë, menjëherë ju kanë përgjigjur rastit dhe është arritur të arrestohet i dyshuari S.P.,
mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, mbi dyshimin se i njëjti kishte shtënë me armë zjarri.

Në posedim të të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe pesë gëzhoja fishekësh të po të njëjtës armë. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit është
iniciuar rast “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa rasti mbetet të hetohet në procedurë të rregullt
“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /tvsyrivision/

Read Previous

Armand Duka për Gjimshitin: Çfarë krenarie kur sheh kapitenin tonë të çojë lart trofeun e Europa League

Read Next

Komisioni për Legjislacion miraton Projektligjin për marrëveshjen e burgjeve me Danimarkën