Aksidentohet një kamion me një veturë në Gjakovë, lëndohet një person
Të paktën pesë persona janë plagosur gjatë të shtënave me armë që kanë ndodhur në një plazh në Los Angeles, jo larg vendit ku po mbahej panairi i armëve.
Të shtënat ndodhën rreth orës 17:44 të shtunës në plazhin Royal Palms Beach, në rajonin e Sano Pedros.
Ekipet e ndihmës së shpejtë ka transportuar katër persona me plagë të shkaktuara nga armët e zjarrit. E rreth orës 19:00 policia njoftoi edhe për personin e pestë të plagosur që ishte dërguar në spital nga një mik.
Nga policia thonë se gjendja shëndetësore e disa të plagosurve është stabile, e disa janë në gjendje kritike. I dyshuari besohet të jetë arratisur nga vendi i ngjarjes me një veturë.
Plazhi Royal Palms në San Pedro, gjendet në perëndim të ishullit Terminal dhe porti detar Long Beach, që u mbyllën derisa të mblidhen të gjitha provat. /Telegrafi/