Të rinj që as punojnë dhe as shkollohen, në ç’vend renditet Shqipëria ?

Përqindja e të rinjve shqiptarë që as nuk punojnë dhe as nuk janë në shkollë, është një nga më të lartat në Europë. Të rinjtë e grupmoshës 15-19 vjeç që janë pa punë dhe nuk ndjekin asnjë lloj studimi zënë rreth 27,9% të të rinjve, sipas të dhënave të INSTAT.

Nga studimi i kryer, publikuar në Monitor.al, Shqipëria rezultoi e 5-ta pas Turqisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Italisë me numrin më të madh të të rinjve që nuk punojnë.

Të rinj që as punojnë dhe as shkollohen: Në

Gjatë vitit të kaluar, një në gjashtë të rinj europianë nuk ishin as në shkollë, as në punë, ose 17% e totalit të të rinjve, ndërsa në Shqipëri, afërsisht 1 në 4 të rinj nuk është i zënë as me punë dhe as me studime. Nga studimet e kryera nga Anketa e Forcës së Punës në BE rezultoi se pas një trendi në rënie në përqindjen e të rinjve që s’punojnë, ndikimi i pandemisë ndryshoi sërish gjërat.

Çfarë vihej re ishte se në të gjitha vendet e  Europës, përqindja e femrave të reja as në punë dhe as në shkollë ishte më e lartë se ajo e meshkujve. Pandemia Covid -19 ka krijuar vështirësi në tregun e punës duke cenuar kryesisht grupet më të prekshme, gratë dhe të rinjtë. Ndërsa në vendin tonë, vetëm gjatë vitit të kaluar, mbi 12 mijë të rinj shqiptarë humbën punën.

Burimi: Monitor.al

Read Previous

​Kuvendi miraton Projektligjin për mbrojtjen e ajrit nga ndotja

Read Next

Hoxha: Inspektorët përgjatë 4 viteve kanë arritur t’i ndalin të gjitha ndërtimet pa leje në Gjakovë