Hoxha: Inspektorët përgjatë 4 viteve kanë arritur t’i ndalin të gjitha ndërtimet pa leje në Gjakovë

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Punë Inspektuese në Komunën e Gjakovës Fazli Hoxha insistimet nga ana e qytetarëve për të nisur ndërtimet pa leje kanë qenë të mëdha gjatë kohës së pandemisë. Sipas tij inspektorët pëgjtë periudhës 4 vjeqare kanë arritur që t’i ndalin të gjitha ndërtimet pa leje në qytetin e Gjakovës. Ndërsa nga janari e deri në qershor të këtij viti  janë evidentuar me dhjetëra raste.

Mirëpo, si gjendje më problematike për këtë fushë Hoxha e ka cilësuar numrin e vogël të inspektorëve në sektorin e ndërtimtarisë.

Hoxhaj tutje u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve  të cilët dëshirojnë të ndërtojnë qfarë do objekti, paraprakisht të pajisen me dokumentet përkatëse të cilat janë leja e ndërtimit dhe pastaj të fillojnë ndërtimin. Në të kundërtën të gjithë ata që nuk e respektojnë këtë rregull do të përballen me ligjin I cili thotë se inspektorët në terren e kanë për obligim që ato ndërtime  të fillojnë pa leje të ndërpriten.

Read Previous

Të rinj që as punojnë dhe as shkollohen, në ç’vend renditet Shqipëria ?

Read Next

Në mungesë të kushteve të punës dhe në luftë me flakët rrezikojnë jetën e tyre