Të premten diskutohet për faljen e gjobave në pandemi

Kuvendi do të mbajë dy seanca në këtë javë, ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri , pas mbledhjes së Kryesisë.

Ai tha se seancat do të mbahen të enjten dhe të premten.

Sipas tij, interpelanca për ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, e thirrur nga AAK-ja, për faljen e gjobave gjatë kohës së pandemisë do të mbahet të premten.

“Sapo u mbajt takimi dhe u vendos që të etjen të ketë një seancë dhe të premten në ora 10:00 të ndodh interpelanca me çështjen e faljes së gjobave për bizneset dhe në këtë takim u arsyetua kërkesa jonë për interpelancë ndaj ministrit të Financave”.

“Të hyrat që vine nga këto gjoba janë të pa planifikuara dhe një rezolutë për faljen e gjobave do të ndihmonte ekonominë dhe gastronominë. Të falën gjobat vetëm për sektorin privat gjatë kohës pandemisë”./zeri.info

Read Previous

ETEA: Kopjimi në testin e arritshmërisë ishte në përmasa masive

Read Next

Një e treta e njerëzve që kanë kaluar coronavirusin diagnostikohen me një sëmundje mendore