Të paktën pesë aeroplanë luftarakë shoqërojnë Air Force One në udhëtimin e Trump drejt Arabisë Saudite

Air Force One po i afrohej Arabisë Saudite dhe të paktën pesë aeroplanë luftarakë thuhet se po e shoqëronin aeroplanin e presidentit amerikan ndërsa ai po bëhej gati për ulje.

Kjo është paraqitur edhe në një video e cila është shpërndarë nga zëvendësshefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Dan Scavino, përcjell Telegrafi.

Kujtojmë se Donald Trump sapo ka zbarkuar në Arabinë Saudite për të nisur turneun e tij të rëndësishëm tre-ditor në Lindjen e Mesme.

Ky është udhëtimi i tij i parë i madh diplomatik jashtë vendit i mandatit të tij të dytë dhe do të përfshijë gjithashtu vizita në Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Dhe siç vlerësojnë mediat, kjo shënon fillimin e një “jave tepër historike” si për Lindjen e Mesme ashtu edhe për SHBA-në.

Ato kujtojnë se princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, tashmë ka premtuar rreth 600 miliardë dollarë investime dhe thotë se “ky udhëtim do të jetë për biznes të madh dhe investime të mëdha”. /Telegrafi/

Read Previous

Dy shërbime të reja shtohen në platformën e-Kosova

Read Next

Një dritë misterioze e gjelbër ndriçon qiellin e Australisë, publikohen pamjet