Të paktën 15 të lënduar nga sulmi rus me raketa ndërkontinentale në Dnipro

Kreu rajonal i qytetit Dnipro në Ukrainë që është sulmuar të enjten nga Rusia, Serhy Lysak, ka thënë se të paktën 15 persona kanë mbetur të lënduar.

Forcat ajrore ukrainase kanë thënë se Dnipro është sulmuar me raketa balistike ndërkontinentale. 

Dy adoleshentëm të moshave 16 dhe 17 vjeç, janë në mesin e të lënduarve sipas Lysak.

Nëntë persona të tjerë janë duke u trajtuar në spital, por për gjendjen e tyre nuk dihet./koha.net/

Read Previous

Deklaratat e Ramës për mbylljen e TikTok

Read Next

Marine Le Pen kritikon prokurorët francezë se kërkojnë një ‘dënim politik me vdekje’