“Të paguhen udhëtarët për vonesat”, Biden kërkon rregulla të reja për fluturimet

Presidenti Joe Biden njoftoi se qeveria federale po harton rregulla të reja që mund t’u kërkojnë linjave ajrore të ofrojnë ushqime, hotele dhe kompensim shtesë për udhëtarët në fluturimet e anuluara ose të vonuara rëndë përpara një përplasjeje të pritshme të udhëtimeve verore.

Qeveria Federale në Shtetet e Bashkuara po harton rregulla të reja për të rregulluar linjat ajrore dhe mbrojtur konsumatorët të cilët përballen vazhdimisht me udhëtime të anuluara ose të shtyra gjatë në kohë.

Presidenti Joe Biden, njoftoi se linjave ajrore do t’u kërkohet të ofrojnë ushqime, hotele dhe kompensim shtese për anulimet e fluturimeve para se të rriten tensionet me udhëtarët gjatë periudhës verore.

“Unë e di se sa të frustruar janë shumë prej jush me shërbimin që merrni nga linjat ajrore tuaja amerikane,” tha Biden të hënën. “E kuptoj. Kjo është arsyeja pse prioriteti ynë kryesor ka qenë t’u ofrojmë udhëtarëve ajror amerikanë një marrëveshje më të mirë”, shtoi ai.

Përmes rregullave të reja, kërkohet gjithashtu që linjat ajrore të përmirësojnë shërbimin ndaj klientit gjatë periudhave të vonesave ose anulimeve të shumta të fluturimeve.

Kjo është lëvizja e fundit në një seri nismash nga administrata Biden për të goditur linjat ajrore dhe për të forcuar mbrojtjen e konsumatorëve.

Biden deklaroi se rregullat e reja të kompensimit për vonesat e fluturimeve do të propozohen deri në fund të vitit, por mund të duhen vite për ta finalizuar këtë nismë. /euronews.al

Read Previous

Tahiri: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi nuk mund të bëhet me ‘Republika Srpska’

Read Next

Sinani: Rreshtimi i Serbisë me Evropën të vlerësohet edhe me të drejtat e minoriteteve