Të hënën pritet të protestojnë sindikatat e shëndetësisë

Stafi mjekesor me veshje mbrotjese ne ambientet e Spitalit COVID 3, i cili eshte struktura me e re spitalore, e pershtatur si nje spital karantine me nje kapacitet prej 150 shtreterish, i disponueshem ne rast te nje vale një vale infektimi me koronavirus./r/n/r/nMedical staff in protective clothing on the premises of COVID 3 Hospital, which is the newest hospital structure, adapted as a quarantine hospital with a capacity of 150 beds, available in case of a wave of coronavirus infection.

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës, Blerim Syla, ka bërë të ditur se të hënën do të protestojnë në sheshet e Prishtinës.

Syla me anë të një postimi në rrjetin social Facebook i ka shkruar se dëshirojnë që të jenë të barabartë në Ligjin e pagave.

“Po ju adresohem dhe po ju adresohem e lajmërojmë se të hënë  jemi tek sheshi. Nuk e dëshirojmë por na imponuan. Kërkesa e vetme barazia sociale, pra LIGJI I PAGAVE të cilën kjo Qeveri është dashur ta miratojë me datën 29.10.2021. Pra ky mashtrim nuk kalon dot. Nuk kërkojmë lëmosh, por dinjitet”.

“Zoti Kurti reflekto, po të rikujtoj nuk bënë më kështu e tani po ju rikujtoj deputetëve tuaj kur e refuzuat ligjin e pagave e thoshit ne nuk e votuam se kërkojmë koeficientin gjashtë për mjek e koeficientin tre për infermierë”,ka shkruar Syla.

/KlanKosova/

Read Previous

Numër i vogël i nxënësve në shkollën fillore “Pjetër Muqaj” në fshatin Guskë

Read Next

Rama: Në asnjë tryezë ku merren vendimet e mëdha s’flitet për idenë e Kurtit për “SEFTA”