Tarifat e BE-së për automjetet elektrike, Kina ngre apel në Organizatën Botërore të Tregtisë

Credit: REUTERS

Qeveria e Pekinit njoftoi dje se ka paraqitur një apel para Organizatës Botërore të Tregtisë kundër tarifave përfundimtare të vendosura nga BE javën e kaluar për automjetet elektrike të importuara nga Kina.

“Për të mbrojtur interesat e zhvillimit të industrisë së automjeteve elektrike dhe bashkëpunimin global për transformimin e gjelbër, Kina ka vendosur të ngrejë një padi kundër masave përfundimtare kundër subvencionimit të BE-së”, tha Ministria e Tregtisë në OBT.

Brukseli dhe kryeqytetet evropiane i frikësohen hakmarrjes tregtare me vendosjen e detyrimeve për disa produkte kyçe evropiane, ku pas vendimit për uiskin dhe konjakun, priten edhe ato për produkte qumështi dhe mish derri. /Albanianpost.com

Read Previous

Irani dënon 3 persona me vdekje për vrasjen e një shkencëtari bërthamor

Read Next

A do të sillte fitorja në zgjedhje e Harrisit stabilitet në lidhjet SHBA-BE mbi tregtinë dhe sigurinë?