Fëmijë, është koka për një tjetër histori ? si u njoha me babain tuaj.
Nëse “How I Met Your Mother? ka qenë një listën e sitcom-eve tuaj të preferuar, Hulu sjell “How I Met Your Father?.
Hulu njoftoi se ish-ylli i ?Lizzie McGuire?, Hilary Duff, do të jetë protagonisja e një spinoff të shfaqjes së famshme të CBC. Hulu ka mundësuar prodhimin e 10 serive nga krijuesit origjinalë Carter Bays dhe Craig Thomas dhe skenaristët e ?This is Us?, Isaac Aptaker dhe Elizabeth Berger.
Shën.red. Spinoff ? spinoff është çdo program radiofonik, televiziv, film ose çdolloj tjetër narrative që rrjedh nga një ngjarje/fabul/histori ekzistuese, por merret me të tjera detaje dhe ndodh të përqëndrohet në aspekte të ndryshme, që mund të jenë tema, personazhe dhe ngjarje të veçanta.
Hilary, që do të shërbejë gjithashtu si producente, luan rolin e Sophie-s, e cila i tregon djalit të saj se si u njoh me të atin. Ajo dhe grupi i miqve duan të zbulojnë se cilën janë, çfarë duan nga jeta dhe si është të biesh në dashuri në epokën e aplikacioneve dating dhe alternativave të pafundme.
“How I Met Your Mother” u transmetua për nëntë sezone në CBS nga viti 2005 deri në vitin 2014 dhe trajton historinë e Ted Mosby (Josh Radnor), një arkitekt, i cili tregon fëmijëve se si e takoi nënën e tyre, por rrëfimi vështirësohet nga prania e miqve, Lily (Alyson Hannigan), Marshall (Jason Segel), Robin (Cobie Smulders) dhe Barney (Neil Patrick Harris)./Anabel.