Takohen Palmer dhe Haradinaj

Zëvendësndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Matthew Palmer, është takuar me dyer të mbyllura me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Kjo është dita e dytë e vizitës së tij në Kosovë. Palmer në konferencën për medie që ka mbajtur në Prishtinë së bashku me Emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të formohet ashtu si merren vesh palët në dialog.

Ai tha se shteti i tij e mbështet fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi, raporton Ekonomia Online. Ndonëse tha se nuk janë palë në dialog, por vetëm partner që synim kanë avancimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve./eo/

Read Previous

Real Madrid prezanton fanellën e re për sezonin 2021/22

Read Next

Më 1 qershor 1953, në Kosovë u themelua Instituti Albanologjik